Plazhi i Kallmit, një perlë e fshehur vetëm 4 kilometra larg qytetit të Durrësit, vitet e fundit po josh shumë pushues të huaj dhe vendas.
“Ndryshe nga shumë plazhe të tjera në afërsi, plazhi i Kallmit ruan natyrën e bukur dhe pastërtinë, duke ofruar një ambient relaksues për vizitorët”.
Gjiret e shumta që e rrethojnë plazhin krijojnë një ndjenjë intimiteti dhe privatësie, duke e bërë atë një zgjedhje të preferuar për ata që kërkojnë të shmangin zhurmën dhe rrëmujën e plazheve më të populluara.
Kallmi mbetet një ndër destinacionet e preferuara edhe për vendasit.
Përgjatë gjireve të plazhit 3 kilometra të gjatë, janë bërë përpjekje të kujdesshme për sistemimin e plazheve, teksa beach baret, lokalet dhe restorantet janë kryesisht struktura prej druri, për të qenë sa më miqësore me natyrën.
Tv Klan