Ura në fshatin Niçë, zona Gore, rrethi Pogradec ka dy vjet që nuk restaurohet. Ura gëzon statusin Monument Kulture i Kategorisë së Parë dhe projekti për restaurimin e saj është miratuar para 3 vjetësh.
E megjithatë asgjë nuk është bërë. Zëdhënësi i bashkisë Pogradec thotë se nuk është kompetencë e këtij institucioni restaurimi i urës. “Stop”i kërkoi Drejtorisë së Monumenteve të Kulturës, për ta ruajtur dhe në urë janë vendosur skelat, por vetëm kaq.

Drejtoria e monumenteve të Kulturës Korçë, nuk ka momentalisht një drejtor, ndërsa i fundit në këtë detyrë ka qëndruar vetëm një muaj./tvklan.al