Të premten emisioni “Stop” transmetoi një video nga fëmijët e shkollës 9-vjeçare “Vasil Shanto”, ku duket fusha sportive pa drita dhe vetë fëmijët që kërkojnë dritat.
Dy prej mësuesve u shprehën se prej 4 vjetësh ky terren është i tyre. Por, në Janar 2024 e mori shoqata “Pro Talents Tirana” dhe Vilson Kasaj iu tha, që të dilnin jashtë. Mësuesit tregojnë, se i dhanë 600-1 milionë lekë në muaj që të rrinin, por pas njëfarë kohe, ai i nxori sërish jashtë.
Fëmijët luajnë në këtë terren çdo të martë, të enjte dhe të shtunë pa drita. Prindërit mundohen t’u bëjnë dritë më celularë. Madje në vend ka shkuar edhe policia, për t’i nxjerrë jashtë.
Me heqjen e dritave nuk janë dëmtuar vetëm fëmijët që luajnë, por edhe ata të shkollës “Vasil Shanto”, që nuk kanë zhvilluar lëndën e Edukimit fizik. Pas ndërhyrjes së “Stop”, dritat erdhën. Por çudia ndodhi sërish, se pas momentit të parë fëmijëve iu hoq sërish energjia./tvklan.al