Liderët e shtetit shqiptar kanë uruar Presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i cili u betua dhe mori sot zyrtarisht detyrën.

Në urimin e tij, Presidenti Ilir Meta shprehet se marrëdhëniet e SHBA-së me Shqipërinë do të forcohen akoma më shumë.

“Urimet më të sinqerta, të miat dhe të popullit shqiptar, për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.T.Z. Joe Biden dhe Zëvendëspresidenten, Sh.S.Znj. Kamila Harris. Jemi të bindur se marrëdhëniet tona do të vazhdojnë të zhvillohen më tej, ndërsa së bashku forcojmë bashkëpunimin transatlantik dhe në NATO. Shqipëria do vijojë të mbështetet në partneritetin strategjik me SHBA, si garanci jetike për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë dhe në çështje të rëndësishme globale”.

Ndërsa ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, thotë se sytë e gjithë botës janë drejtuar nga Joe Biden dhe zv/Presidentja Kamala Harris.

/tvklan.al