Si për çdo festë, politikanët kanë dhënë urimet edhe për Fiter Bajram. Kreu i Shtetit zgjodhi xhaminë e Ballies në Elbasan për të uruar besimtarët myslimanë që pas nje muaj agjërim, sakrificat t’ju shpërblehen.
“Pas muajit të madhërueshëm të Ramazanit, ndaj të cilit besimtarët u përkushtuan, besoj se me lutjet tyre të pranuara, ata janë më afër Zotit. Besoj se do të jenë qytetarë të denjë jo vetëm për veten e tyre, por edhe për shoqërinë”.
Kryeministri ka zgjedhur të urojë të gjithë besimtarët përmes rrjeteve sociale me një urim të shkurtër.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, zgjodhi një drekë me shtresat në nevojë për të uruar të gjithë besimtarët.
Ndërsa ish-Kryeministri Sali Berisha, përmes rrjeteve sociale ka uruar për më shumë paqe, begati, prosperitet dhe dinnjitet për të gjithë besimtarët.
Tv Klan