Në krah të komisioneres së re Marta Kos, kryediplomati polak Sikorski deklaroi se zgjerimi i Bashkimit Evropian është prioritet i Presidencës polake.
Sikorski premtoi hapjen së shpejti të grup kapitujve të tjerë të negociatave me Shqipërinë.
“Polonia do të punojë për hapjen e grup kapitujve të mëtejshëm të negociatave me Shqipërinë dhe mbylljen e më shumë grup kapitujve të negociatave me Malin e Zi. Ne do ti mbështesim të gjithë partnerët nga Ballkani Perëndimor në rrugën e tyre të anëtarësimit ne BE. Zgjerimi në lindje dhe në Ballkanin Perëndimor është një proces me përfitime reciproke për palët”, tha Radoslaw Sikorski.
Sikorski theksoi se Presidenca polake dëshiron të mbështesë të gjitha vendet e tjera kandidate në rrugën e tyre të anëtarësimit ne BE.
Komisionerja Kos beson se me anëtarësimin e shpejtë të Malit të Zi e Shqipërisë, përpara vitit 2030 do te dëshmohet se politika e zgjerimit do të jetë një nga drejtimet më të suksesshme të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian.
Klan News