Ronaldo nuk do të jetë presidenti i ri i Federatës së Futbollit të Brazilit. Ish-sulmuesi i Interit, Milanit dhe Real Madridit, ndër të tjera ka bërë të ditur se ka vendosur të mos kandidojë në zgjedhjet e ardhshme për kryesinë e Konfederatës Braziliane të Futbollit (CBF) për shkak të mungesës së mbështetjes.

Ai shpjegoi se, gjatë fushatës së tij për të fituar konsensus, ka rënë në kontakt me 27 federatat rajonale të vendit, por vetëm katër prej tyre e kanë dëgjuar propozimet e tij.

Pronari aktual i klubit spanjoll, Real Valladolid, kishte deklaruar publikisht se ndihej “i gatshëm” për të udhëhequr CBF-në, një institucion që ai e ka kritikuar ashpër së fundmi. Në një intervistë, ish-sulmuesi theksoi “problemet strukturore të ekipit kombëtar” dhe futbollit brazilian në përgjithësi.

Në këtë kuptim, ai kishte premtuar “menaxhimi efikas”, investime të shumta dhe një fuqizim edhe më të madh të “fabrikës së talentëve” brazilian.  Ronaldo fenomeni premtonte që në stolin e Brazilit të ulte teknikun aktual të Real Madrid, Carlo Ancelotti por tashmë shanset e italianit për tu emëruar në pankinën e 5 herë kampionëve të Botës janë thuajse minimale.

Klan News