Lajme Arkiva 2004

Presidentët e 16 vendeve të Evropës qendrore dhe lindore janë takuar në Rumani për të diskutuar mbi efektet që do të ketë zgjerimi i Evropës së Bashkuar dhe mbi perspektivën për zgjerimi e mëtejshëm të saj. Në takimin e parë pas pranimit të 10 anëtarëve të rinj në BE merr pjesë edhe presidenti shqiptar Alfred Moisiu.

Krerët e shteteve në  takimin dy ditor do të diskutojnë edhe mbi çështjen e ekonomisë dhe stabilitetit të ardhshëm të vendeve të tyre.

Rumania dhe Bullgaria po përpiqen që të bëhen anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Evropian brenda vitit 2007, ndërsa për vendet e Ballkanit, analistë dhe diplomatë të ndryshëm shprehen se shpresa për anëtarësimin në familjen e madhe evropiane që tashmë përbëhet nga 25 shtete është ende e largët.

Presidenti italian Carlo Azeglio Campi, i cili nuk merr pjesë në këtë takim, për arsye shëndetësore, në një letër drejtuar homologëve të tij, është shprehur se zgjerimi i BE-së ka sjellë një entuziazëm dhe idealizëm të ri në  Evropë, një pikëpamje kjo që më parë është përafruar edhe nga liderët e tjerë të Bashkimit Evropian./tvklan.al