Tre shtetet baltike shkëputën varësinë nga rrjeti energjetik i Rusisë si pjesë e një plani të krijuar për të integruar vendet më nga afër me Bashkimin Evropian dhe për të rritur sigurinë. Estonia, Letonia dhe Lituania u shkëputën nga rrjeti i përbashkët IPS/UPS dhe do të sinkronizohen me rrjetin e BE-së të dielën.

“Ne kemi arritur qëllimin për të cilin kemi synuar për kaq shumë kohë,” tha në një konferencë shtypi Ministri lituanez i Energjisë Zygimantas Vaiciunas.

Tre mbështetësit e Kievit ndaluan blerjet e energjisë nga Rusia pas nisjes së agresionit rus në vitin 2022, por janë mbështetur në rrjetin rus për të kontrolluar për shmangur ndërprerjet. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të flasë në një ceremoni të dielën për të shënuar kalimin në sistemin e BE-së.

Ministria e Energjisë e Lituanisë i tha Reuters se ka hartuar plane emergjence në rast ndërprejeje të furnizimit.

Vendet baltike shpenzuan gati 1.6 miliard Euro që nga viti 2018 për të përmirësuar rrjetet, ndërsa Moska ka shpenzuar 100 miliardë Rubla (1 miliard dollarë), duke përfshirë ndërtimin e disa termocentraleve me gaz.

Klan News