Presidenti i FSHF-së, Armand Duka është pritur në audiencë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku në Vatikan.

Një takim mjaft i veçantë, ku Presidenti Duka i shprehu Shenjtërisë së Tij falënderimet dhe mirënjohjen për kontributin e paçmuar që ka dhënë në lartësimin e vlerave të humanizmit dhe mesazhet e tij për paqen dhe unitetin në të gjithë botën.

Duka u dhuroi Papa Françeskut një fanellë të kombëtares shqiptare me emrin e tij. Ati i Shenjtë vlerësoi rolin e sportit në ndërtimin e një shoqërie më të bashkuar dhe më të drejtë.

Takimi ishte një moment simbolik që nënvizoi rëndësinë e sportit si një urë komunikimi mes popujve në botë.

Tv Klan