Ish-Presidenti Donald Trump do të betohet në një ceremoni të hënën e 20 Janarit 2025.

Megjithatë, përpara kësaj, Kolegji Zgjedhor “hyn në lojë”. Shteteve u jepet një numër i caktuar votash elektorale bazuar në popullsinë e tyre.

Ata i japin të gjitha votat e kolegjit të tyre elektoral kujtdo që fiton më shumë vota në secilin shtet. Kjo konfirmohet pas takimeve të 17 Dhjetorit.

Më pas, Kongresi i ri i SHBA mblidhet më 6 Janar për të numëruar zyrtarisht votar e Kolegjit Zgjedhor dhe për të konfirmuar presidentin e ri.

Kandidati republikan ka arritur të sigurojë më shumë se 270 delegatët e nevojshëm për t’u zgjedhur president në Kolegjin Zgjedhor.

Numërimi i votave ende nuk ka përfunduar në shkallë kombëtare, por në shumicën e shteteve ku është në avantazh numërimi është drejt fundit dhe nuk ka më mundësi për përmbysje rezultati.

Krahas bastioneve, republikani rezulton në krye edhe në të 7 shtetet e lëkundshme, përfshirë Xhorxhian ku para 4 vitesh presidenti aktual Joe Biden fitoi me një rezultat të ngushtë.

Në avantazh të dukshëm është edhe në Pensilvani ku sondazhet parashikonin se të dy do të ishin “kokë më kokë”./tvklan.al