Presidenti amerikan, Donald Trump ka zhvilluar këtë të mërkurë një bisedë telefonike tejet të gjatë me Presidentin rus, Vladimir Putin në përpjekje për t’i dhënë fund luftës disavjeçare në Ukrainë. Kjo bisedë midis dy liderëve u konfirmua nga vetë Trump nëpërmjet një postimin në rrjetit social “Truth”, i cili zbulon se me Putin kanë rënë dakord për të nisur sa më parë negociatat për këtë çështje.

“Sapo pata një telefonatë të gjatë dhe shumë produktive me Presidentin Putin të Rusisë. Ne ramë dakord të punonim së bashku, shumë ngushtë, duke përfshirë vizitën e vendeve tona. Ne kemi rënë gjithashtu dakord që ekipet tona përkatëse të fillojnë menjëherë negociatat.”

Edhe Kremlini në lidhje me këtë bisede telefonike ka bërë të ditur se Putin e ka ftuar Trump për një vizitë në Rusi. Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov tha se dy liderët botërorë kanë pasur një bisedë që ka zgjatur një orë e gjysmë.

“Më pas, Tramp ka pasur një telefonatë me Presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski ku e ka informuar për bisedën që ka pasur me Putin dhe për nisjen e negociatave. Presidenca ukrainase bën të ditur se telefonata mes tyre ka zgjatur mbi një orë.”

Sakaq, Trump bëri të ditur se i ka kërkuar Sekretarit të Shtetit Marco Rubio, Drejtorit të CIA-s Xhon Ratklif, Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare Majkël Ualtz dhe ambasadorit dhe të dërguarit të posaçëm Stive Uitkof, që të udhëheqin negociatat.

Më herët, Sekretari i Mbrojtjes i Trump, Pit Hegseth, tha se kthimi në kufijtë e Ukrainës para vitit 2014 ishte jorealist dhe administrata e SHBA-së nuk e shihte anëtarësimin në NATO të Kievit si pjesë e një zgjidhjeje për luftën. Nje qëndrim që shkon me prane linjes së Kremlinit per zgjidhjen e konfliktit.

Tv Klan