Presidenti serb Aleksandar Vuçiç thotë se është i gatshëm të bëjë gjithçka që mundet, gjithçka që nuk është poshtërim dhe shkatërrim i Serbisë, për të parandaluar çdo konflikt lufte, duke mbrojtur dinjitetin e Serbisë.

“Mos më mbani leksione patriotike, mos më flisni ju politikanë që vidhni para dhe i fshihni fëmijët jashtë vendit. Mos, sepse luftoj për Kosovën më mirë se ju, dhe unë e kam ruajtur atë dhe sot serbët në veri dhe Graçanicë ndjehen më të lirë se sa ishin 10 vjet më parë kur ata ishin të shqetësuar për sigurinë e tyre çdo ditë, ata janë ende të shqetësuar sot, por të paktën pak më pak”

, tha Presidenti i Serbisë, Vuçiç./klankosova.tv/