Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ishte e ftuar në Këshillin për Punët e Jashtme në New York ku ka folur për marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë. Osmani ka deklaruar se synimi i institucioneve të Kosovës është integrimi i serbëve në shoqëri dhe institucione, por sipas saj, këtë po e pengon Serbia dhe presidenti i saj, Aleksandër Vuçiç.

“Duke mos i lejuar serbët e Kosovës që të integrohen në institucione Beogradi synon që të përdorë të njëjtat instrumente që kanë përdorur në Bosnjë e Hercegovina. Ata tentojnë që të shkatërrojnë Kosovën nga brenda. Sa më shumë që serbët e nuk integrohen aq më shumë Serbia do t’i përdorë “argumentet” e Putinit se Beogradi do të mbrojë komunitetin pakicë. Atyre u intereson vetëm territori. Gjithçka që iu intereson është që të realizojnë përpara planet për aneksim të stilit të Krimesë.”

Presidentja Osmani ka thënë se Vuçiç është bosi i këtyre bandave kriminale në veri, sepse i financon, i kontrollon dhe i mbështet ata politikisht.

Klan News