Vajza e madhe e Princ Andrew, Princesha Beatrice është pas Princit Harry në linjën mbretërore, për të qenë këshilltarja e shtetit e cila do të firmosë dokumente për mbretëreshën dhe të marrë pjesë nëpër takime.

Princesha Beatrice mund të marrë detyra mbretërore pas vdekjes së Mbretëreshës pasi ajo është më e madhe në moshë se fëmijët e Princit William. Beatrice është 33 vjeçe, kur mbushi 21 ajo u bë e 5-ta në radhë për fronin mbretëror që do të thotë se automatikisht do të bëhej këshilltare e shtetit. Në fakt ato që bëhen këshilltare nga e drejta e moshës dhe radhës për fronin, nuk lejohen të refuzojnë këtë detyrë.

Tashmë ajo është e 10-ta për fronin mbretëror dhe do të ketë një rol kryesor në familje kur Charles do të bëhet mbret./tvklan.al