Pjesë e ceremonisë do të jenë 500 krerë shtetesh mes tyre edhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj

Britania, liderët botërorë dhe anëtarët e familjeve mbretërore nga e gjithë bota do t’i japin lamtumirën e fundit Mbretëreshës Elizabeth, figurës së fundit madhështore të epokës së saj, në një funeral shtetëror me një spektakël të paimitueshëm.

Gazetat britanike i hapën faqet kryesore me figurën e monarkes më jetëgjatë të cilën do e kujtojë për vite me radhë e gjithë bota. “God Bless” ishte titulli në gazetën Sun dhe “Lamtumirë përfundimtare” në The Times, të dyja duke treguar një portret të paarritshëm të Mbretëreshës në prag të funeralit të saj.

Do të jenë rreth 500 udhëheqës botërorë , duke përfshirë Biden, perandorin Naruhito të Japonisë, nënpresidentin kinez, presidentin e Afrikës së Jugut, si dhe udhëheqës europian përfshirë edhe presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj. Princi George dhe motra e tij, Princesha Charlotte do të jenë në mesin e 2000 të ftuarve që do të marrin pjesë në funeralin e Mbretëreshës.

Përveç personaliteteve, kongregacioni do të përfshijë edhe ata që janë nderuar me medaljet më të larta ushtarake dhe civile të Britanisë për trimëri, përfaqësues nga shoqatat bamirëse të mbështetura nga mbretëresha dhe ata që dhanë “kontribut të jashtëzakonshëm” në trajtimin e pandemisë COVID-19.

Shkollat ​​do të mbyllen, si dhe shumë dyqane dhe biznese të tjera. Dhjetëra miliona njerëz në Britani dhe jashtë saj pritet të ndjekin funeralin e monarkes, diçka që nuk është transmetuar kurrë më parë në televizion . Funerali do të përfundojë me dy minuta heshtje në nder të Mbretëreshës Elisabeth II.

Klan News