Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Ndërmarrja e kuartallave si dhe ajo e pastrimit pranë bashkisë, janë vënë sot në aksion për pastrimin e mbeturinave ndërtimore, të mbetura nga prishja e kioskave. Aksioni ka filluar pranë Drejtorisë së Policisë, ku është pastruar i gjithë ky territor. Rreth 700 metra kub mbeturina ndërtimore, janë transportuar me makina, për në fushën e mbeturinave të kryeqytetit në Sharrë.

Kioskat e këtushme u prishën rreth dy javë më parë me një urdhër të bashkisë dhe policisë ndërtimore, për pastrimin e trotuareve dhe zonave të gjelbëruara. Aksion ky që përfshiu në kryeqytet rreth 150 mijë metra katror sipërfaqe të pastër./tvklan.al