Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Ndërmarrja e kuartallave dhe ajo e gjelbërimit sot janë hedhur në aksion për çlirimin e ambienteve dikur lulishte nga mbeturinat ndërtimore. Pas prishjes së ndërtimeve pa leje nga policia, javë më parë në rrugën e Elbasanit, sot po tërhiqet sasia e tullave dhe hekurishteve, për t’i çuar ato në grumbullimin e mbeturinave në Sharrë.
Dy faroma dhe gjashtë makina të bashkisë, të ndihmuara edhe nga mjetet e ushtrisë, bëjnë gati 8 rrugë në ditë. Ndërsa në krah të Presidencës, 30 punëtor të ndërmarrjes së gjelbërimit, janë duke e kthyer këtë sipërfaqe në lulishte. Vështirësia për këta punëtor, duket se qëndron tek shkatërrimi, se sa ndërtimi i diçkaje nga e para./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti