Kosova dhe SHBA-të nënshkruan marrëveshjen e mirëkuptimit kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.
Vjosa Osmani: Nënshkruam një marrëveshje sëbashku me Nënsekretaren Allen, në mënyrë që të bashkojmë forcat kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja. Të ballafaquar me sfida të paprecedenta globale, fushatat dezinformuese paraqesin një kërcënim të madh për stabilitetin dhe sigurinë kombëtare të Kosovës, por edhe të Ballkanit Perëndimor në terësi.
Elizabeth Allen: Ne e pranojmë se qeveritë autoritare e manipulojnë informacionin dhe përhapin dezinformata për të ndikuar tek njerëzit në mbarë botën. Për të mbjellë kaos, ndarje, për të ulur besimin në institucione. Veçanërisht, në institucionet demokratike. Siguria dhe stabiliteti në Evropën Qendrore e Jugore, e sidomos në Ballkanin Perëndimor janë prioritetet kryesore që kam theksuar në çdo pjesë të rrugëtimit tim në rajon.
Marrëveshja e bashkëpunimit do të nxisë një koordinim të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve, mediave dhe gjitha palëve të interesuara.
Klan News