Emisioni “Pro Business” në Tv Klan Plus kishte në fokus zhvillimet më të fundit nga turizmi malor, sfidat  aktuale  dhe pritshmëritë e “Paketës së Maleve” të lajmëruar nga qeveria si mbështetje e re për emigrantet që duan të investojnë në tokën e të pareve. I ftuar në studio Z. Arbër Ndreu, ekspert i kësaj fushe tha se paketa e maleve vjen në ndihmë për investimet e reja në turizmin malor për shkak të lehtësive fiskale që do të ofrohen.

“ Një nga këto pikat është edhe thirrja e qeverisë ndaj emigrantëve për t’u rikthyer në venin e tyre dhe për të patur mundësinë të investojnë. Por që investimet të vijnë, e para njëherë duhet të jetë infrastruktura rrugore, një ndër gjërat më të rëndësishme për turizmin. Sepse çdo rrugë e ndërtuar sjell zhvillim edhe një pjese të mirë të turizmit, sepse kështu funksionon në një pjesë të mirë të Europës, jo vetëm në Shqipëri. Pas pjesës së infrastrukturës rrugore duhet edhe lehtësimi I taksave, sidomos tek pjesa e hotelerive. Pjesa e hapësirave ku do të zhvillohet turizmi dhe këtu futet kjo pjesa e menaxhimit.” 

Për të investuar në turizmin malor ka interes edhe nga të huajt.

“ Sot një pjesë e mirë e të huajve kanë ndërtuar ato bujtinat apo disa shtëpi druri në zonën e Valbonës kryesisht, por kanë filluar edhe në Theth. Turistë të huaj të cilët kanë filluar të ndërtojnë minibujtina për të qëndruar atje si gjatë sezonit të dimrit po ashtu edhe gjatë sezonit të verës. Janë amerikanë më tepër, një pjesë e mirë edhe për arsye të disa politikave të Ambasadës Amerikane për të zhvilluar një pjesë të terreneve malore duke iu dhënë mundësinë atyre të jenë atje.” 

Teksa dëbora ka zbardhur mallet, Ndreu na sugjeron edhe disa destinacione gjatë këtyre muajve.

“ Pjesa më e madhe e tursitëvë që unë do iu rekomandoja është që të kenë parasysh Razmën e Thethin në Veri, ndërsa në Jug mendoj se pjesa e Llogarasë është pjesa më e mirë e mundshme që ata mund të shfrytëzojnë. Duhet ta dimë që ne kemi një vend ku ndërthuret pjesa malore, pjesa e bregdetit, po ashtu edhe pjesa e kulinarisë. Një ndër vendet më tipikë që një pjesë e turistëve edhe gjatë dimrit, edhe gjatë verës mund ta frekuentojnë. Ndërsa destinacionet “on top” të cilat mbeten janë Dardha dhe Voskopoja në zonën e Korçës, e sot për sot janë dy destinacione që ofrojnë ato gatimet tradicionale tipike të vendit.Por edhe një ndër gjërat që frekuentohet më shpesh nga të huajt janë është edhe kjo pjesa e skive, që ka disa terrene atje. ”Eksperti ngre nevojën e zhvillimit më tej të Guidave Turistike dhe kualifikimin e punonjësve. “ Mendoj se të rinjte nuk kanë informacion, por interes kanë. Një pjesë e mirë e të rinjëve ta zgjedhin këtë profesion. T’i mirëinformojmë, organizojmë dhe të ketë metoda të cilët ata ta bëjnë si punë. Duke parë këto ritme të shpejta të turizmit, kjo është ndër thirrjet që u bëj të rinjve, mirë është ta shohin si një profesion për të ardhmen sepse është goxha I mirëpaguar, pasi në një kohë shumë të shkurtër ata mund të kenë fitime shumë të mëdha.” Ndërkohë Z.Fatmir Berishta, i cili sot drejton një bujtinë në Theth, ka deklaruar se shifrat e turistëve të huaj kanë qenë në rritje këtë vit krahasuar me 2023-shin.

“ Absolutisht ka qëne ndër sezonet më të mira që kemi pasur. Krahasur me vitin tjetër ka patur një rritje të paktën 20%. Ka patur shumë turistë të huaj, pothuajse 80% e turistëve kanë qenë të huaj. Normalisht ka patur edhe shqiptarë. Besoj se ka qenë sezoni më I mirë I 3-4viteve të fundit. Pa përjashtim nga e gjithë bota, por normalisht që Europa ka kryesuar. Spanja, Franca, Gjermania, Italia, pothuajse nga e gjithë Europa.”

Për më shumë ju ftojmë të na ndiqni emisionin e plotë në Youtube të Tv Klan.

#turizemmalor #strategji #paketamaleve #valbona #boge #voskopoje

#dardhe #arerndreu #oljanamaloku #klanplus #probusiness