Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Maratona E Këngës

Maratona e Këngës
Klan Logo

“Maratona e Këngës” është eventi më masiv dhe më i suksesshëm i stinës së verës në qytetet kryesore të Shqipërisë – prodhim i Tv Klan prej 11 edicionesh. Kryefjalë e këtij eventi periodik veror është muzika, hitet e sezonit, dhe ritmet e këngëve të njohura.

“Maratona e Këngës” e njohur ndryshe si festa e qyteteve në sezonin turistik, sjell te publiku artistët më të suksesshëm të momentit dhe hitet e tyre në sheshet e qyteteve dhe në ekranin e Televizionit Klan.

Emrat e famshëm të skenës nga gjithë Shqipëria, duke filluar nga Ylli Baka, Eranda Libohova, Juliana Pasha, Valbona Mema, Eli Fara, Irma Libohova si dhe atyre më të rinj, por jo më pak të suksesshëm si Era Rusi, Silva Gunbardhi, Rovena Ibrahimi, Devis Xherahu, Marjola, janë pjesë që prej disa vitesh e këtij eventi duke argëtuar mijëra të rinj e spektatorë të rastësishëm, secili me preferencat e shijet e veta muzikore, që me ovacione e duartrokitje të tejzgjatura nuk rreshtin së kënduari e së kërcyeri deri në mesnatë.

Nis edicioni i 11 i Maratonës së Këngës Popullore

Maratona e këngës, eventi më masiv dhe më i suksesshëm i stinës së verës ka filluar mbrëmë në qytetin e Durrësit. Këtë vit ky spektakël udhëtues shënon edicionin e 11. Qyteti antik, ka pritur në sheshin e Bashkisë organizatorët e tij, stafin e promotor te Televizionit Klan, në një mbrëmje të veçantë ku u priten...

“Maratona e Këngës” ul siparin në Konispol

“Maratona e Këngës” mbyll udhëtimin e saj në skajin më jugor të Shqipërisë, në Konispol. Fillimisht, ishin përmetarët ata që në fundjavë pritën artistët e kësaj ngjarjeje muzikore. Ishte hera e parë që “Maratona e Këngës” vinte në këtë qytet dhe kjo u bë e mundur falë bashkëpunimit me Bashkinë e Përmetit dhe nën kujdesin...

Poliçani dhe Belshi mirëpresin “Maratona e Këngës”

“Maratona e Këngës” vijon udhëtimin e saj në qytetet shqiptare, ku ndalesa e radhës ka qenë Poliçani dhe Belshi.  Nga Shkodra, artistët dhe stafi i produksionit artistik i këtij eventi, kanë zbritur drejt jugut. Ishte hera e parë në historinë shumëvjeçare të “Maratonës së Këngës” që skena instalohej në sheshin e qytezës së Poliçanit. Artistët...

“Maratona e Këngës” në Vlorë

Ndalesa e radhës së  “Maratona e Këngës” ishte në qytetin e Vlorës. Në sheshin e qytetit,  aty ku nis “Lungomare”, këngëtarët e traditës dhe muzikës moderne i dhuruan vlonjatëve dhe pushuesve të shumtë një mbrëmje të mbushur me muzikë të bukur shqiptare. Edhe këtë herë, në Vlorë, nuk mungoi interesi i përhershëm për spektaklin “Maratona...

  • Maratona e Këngës
  • Profil
  • Galeria
  • Lajme

TV KLAN