“Maratona e Këngës” vijon udhëtimin e saj në qytetet shqiptare, ku ndalesa e radhës ka qenë Poliçani dhe Belshi. 

Nga Shkodra, artistët dhe stafi i produksionit artistik i këtij eventi, kanë zbritur drejt jugut.

Ishte hera e parë në historinë shumëvjeçare të “Maratonës së Këngës” që skena instalohej në sheshin e qytezës së Poliçanit. Artistët pjesëmarrës u mirëpritën nga kryetari i bashkisë, Adriatik Zotkaj, ndërsa publiku i zjarrtë duartrokiti e kërceu deri vonë me hitet e verës.

Të nesërmen “Maratona e Këngës” është zhvendosur në zonën e Belshit. Në pedonalen buzë liqenit janë grumbulluar mijëra e mijëra shikues, duke vendosur rekordin e rradhës. Për mbarëvajtjen e eventit është kujdesur Bashkia e Belshit dhe kryetari i saj, Arif Tafani. Këte herë edhe skaleta ka qenë më e ngjeshur me pjesëmarrjen e artistëve të kësaj treve, por natyrisht kanë qenë edhe artistët e Maratonës ata që kanë ndezur publikun belshian.

TV KLAN