Nismë monstruoze e ka cilësuar ish-Kryeministri Sali Berisha projektligjin për shëndetin riprodhues dhe nënat surrogate, të cilin ministria e Shëndetësisë e ka hedhur në konsultim publik.

Berisha tha se synimi i qeverisë “Rama” është shkatërrimi i familjes shqiptare.

Sali Berisha: Zgjedh konceptin e fermës apo fasonerisë për nënën shqiptare. Zgjedh konceptin e dekonfigurimit të plotë të familjes. Një krim për Shqipërinë. Ky është krim kundër njerëzimit, kundër kombit shqiptarë. Mendja e mbrapshtë e këtij njeriu që ka mision shkatërrimin e kombit kërkon me ligj që të nxisë sterilizimin në një vend në të cilin ka tre vite që vdekjet dominojnë mbi lindjet.

Për Berishën, synimi i qeverisë është shpopullimi i vendit.

Sali Berisha: Ju imponoj rreth 35% të shqiptarëve të braktisin vendin e tyre në një hark kohor 8-vjeçar. Nuk mund të pranojmë që Shqipëria të boshatiset nga shqiptarët dhe të shndërrohet në një plasdarë të fuqishme emigracioni të emigrantëve nga vendet tjera drejt Europës.

Berisha u zotua se kur PD të rikthehet në qeveri, një nga pikat më të rëndësishme të programit të saj do të jetë investimi e familja.

Klan News