Lajme Arkiva 2003
Kryeprokurori i rrethit të Korçës Vangjel Tanellari, thotë se është zbardhur tërësisht vrasja e emigrantit shqiptar 18-vjeçarit nga Hasi Vullnet Bytyçi nga ushtarët grek. Prokuroi Tanellari sqaron edhe idenë e hedhur për ndëshkimin e kriminelit duke shtuar se ekziston baza ligjore që për krime të veçanta ku një shtetas i huaj vret një shtetas shqiptar, të kërkohet ekstradimi i tij.
Vangjel Tanellari: Ne po procedojmë një shtetas të huaj, për një krim që ka kryer ndaj shtetasit shqiptar edhe pse kjo ka ndodhur në territorin e huaj. Këtë të drejt ne na e jep ligji jonë dhe është pikërisht neni 7 i Kodit Penal, i cili bën fjalë edhe për përgjegjësinë e shtetasve të huaj që kryejnë një krim në territorin e tyre por në dëm të shtetasve shqiptar. Më tej pastaj do të lindi nevojat se si do të zgjidhet ku do të gjykohet, nëse do të bëhen ekstradime apo nuk do të bëhen, këto i përkasin një etape të mëvonshme. Këto lidhen me marrëveshjet midis dy shteteve, lidhen me konventa të ndërkombëtarëve, lidhen me rastin konkret që ka ndodhur, kështu që nuk mund të paragjykojmë se si do të zgjidhet përfundimisht.
Reagimi i kryeprokurorit të Korçës Vangjel Tanellari erdhi menjëherë sapo grupi hetimor i kësaj ngjarje, raportoi ekspertizën e mjekut ligjor, sipas të cilës është konstatuar se 18-vjeçari Vullnet Bytyçi është qëlluar nga polici grek me paramendim në distancë të afërt dhe nga mbrapa./tvklan.al