Lajme Arkiva 2004
Në të njëjtën kohë që në Tiranë dy gardistë qëllojnë për vdekje dy policë, katër të rijnë nga Durrësi ekzekutojnë një grua në plazhin e Durrësit duke e çuar në 4 numrin e të vrarëve në vend brenda 24 orëve.
Rreth orës 1:30 minuta në gjende të dehur, 4 të rinjtë kanë qëlluar në mes të lokalit si kërcënim për orkestrën që nuk luante pjesët që ata donin, por plumbi ka qëlluar në zemër 40-vjeçaren H.D., pronaren e Bar Bufe Unaza, duke e lënë të vdekur në vend.
Policia është vënë menjëherë në alarm dhe brenda pak orësh ka identifikuar dhe arrestuar E.C., 22 vjeç i dënuar edhe njëherë më parë për vjedhje me armë.
Janë arrestuar gjithashtu I.B. 28 vjeç, O.D. 21 vjeç si dhe A.S.21 vjeç edhe ky nga qyteti i Durrësit. Policia ka bllokuar edhe armën e krimit, një pistoletë e kalibrit 9 milimetra, si dhetare autovetura, pronë e të arrestuarve./tvklan.al