Lajme Arkiva 2004

Shtyhet për shqyrtim dhe administrim  pronash,  gjyqi i kryeredaktorit të gazetës “Tema”, Mero Baze i  paditur nga kryeministri  Fatos Nano për shpifje. Prokurori Sokol Stojani  paraqiti një provë të vetme, paragrafin e editorialit të syshkruar nga Baze në datën 16 Maj 2003, ku sipas pretendimit të akuzës ka  fyer me qëllim për shkak të detyrës kryeministrin Fatos Nano për periudhën pas diktaturës, ku ka kaluar disa vite burg. Me paragrafi Baze ka dashur të krahasoj kontrastet e burgjeve midis dy kohërave, ku kryeministri Nano ishte i favorizuar në takimet e tij.

Mero Baze: Kam bërë me të një intervistë, pranë zërit të Amerikës rreth 3 vjet  më parë. Kam ndenjur 2 orë në qeli, unë këtë e konsideroj takim intim për shkak se sipas rregullores së burgut ne nuk na qëndroi polici brenda dhe për këtë unë do të thërras dëshmitarë Fatos Nanon, këtu në qoftë se pranon se ka qenë polici brenda, pasi jashtë rregullores, polici nuk ndenji bashkë me ne në qeli. Na mbyllën derën dhe ne biseduam për gjithçka çfarë deshëm vetë me njëri-tjetrin. Unë këtë e konsideroj një takim intim të pakontrolluar nga policia e burgut dhe pjesa tjetër që pretendon akuza, pas vitit ‘97 mund të ketë përfunduar në ndonjë rrotë makine për ndonjërën prej tyre, kjo nuk ka ndonjë identifikim specifik për ndonjë  militant dhe unë nuk kam parasysh asnjë prej tyre, është thjesht një hipoteza ime për të rënduar papërgjegjësinë ose mungesën e vëmendjes që kanë udhëheqësit, ose liderët politik për militantët e tyre, të cilët mund të jenë pa punë mund të jenë të Vrarë, mund të jenë të vdekur, nuk i referohet ndonjë personazhi konkret.

Sokol Stojani:  Konsiderohet një  shpifje pasi janë absolutisht të rreme dhe janë akuza të rënda domethënë, që presupozohet që implikohet në vdekjen e dikujt apo edhe takime intime në një kohë kur ai, dihet botërisht që është familjar, ishte i martuar, përveçse ai ishte në burg ti atribuohen dhe fakte të paqena, këto cenojnë drejtpërdrejtë nderin identitetin, personalitetin.

Baze ka shkruar këtë editorial duke marrë shkas nga  përplasja e policisë me ish të përndjekurit politik para kryeministrisë një vit më parë, seanca e kryesuar nga gjyqtari Fehmi Petku u shty më datën 3 qershor./tvklan.al