Prokurorët i kanë kërkuar gjykatësit që shqyrton akuzat ndaj Donald Trump që të gjobisë ish-presidentin e SHBA-së me 10,000 dollarë për shkeljen e një urdhri që e ndalon atë të kritikojë dëshmitarët dhe të tjerët të përfshirë në këtë çështje.
Prokurori i New York-ut Jorkut, Christopher Conroy ka sjellë në vëmendje postime nga platforma e Truth Social e ish-Presidentit si prova. Conroy vuri në dukje një postim të 10 prillit ku i referohej aktores së filmave për të rritur Stormy Daniels dhe ish-avokatit të tij Michael Cohen si “të çuditshëm”.
“Ai e di se çfarë nuk i lejohet të bëjë dhe ai e bën atë gjithsesi. Mosbindja ndaj ligjit është e qëllimshme”-u shpreh prokurori Conrory.
Prokurorët i kanë kërkuar gjithashtu gjykatësit t’i kujtojë Trumpit se mund të përballet me pasoja më të rënda nëse vazhdon të shkelë urdhrin.
Trump u akuzua nga Prokurori i Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg, për falsifikim të të dhënave të biznesit për të fshehur një pagesë prej 130,000 dollarësh pak para zgjedhjeve të 2016 në SHBA për të blerë heshtjen e Daniels për një lidhje jashtëmartesore që ata dyshohet se kanë pasur.
Klan News