Nuk është hera e parë që shkrimitari Teodor Laço në penën e tij trajton temën e emigracionit. Shumë vite më parë ë ka trajtuar këtë fenomen në librin “Lëndina e lotëve”, i cili është ekranizuar edhe në një film të dashur për publikun shqiptar i titulluar “Vitet e pritjes”. Por me sa duket rishfaqja e këtij fenomeni ka ngacmuar dellin e shkrimtarit, i cili del më së fundmi me një përmbledhje tregimesh “Troktije në shpirt”, por për përmbajtjen e librit të ri Laço flet vet.
Teodor Laço: “ Kto janë tregime të reja që unë i kam shkruar në dy vitet e fundit dhe vetkuptohetë ka një shikim të ri besoj, si të së kaluarës ashtu dhe të realitetit të sotëm. Në përgjithsi unë jam priru ndaj tregimit realist duke vazhduar atë traditë të cilën e ka të pasur letërsia jonë dhe duke prekurë probleme të ndryshme të cilat i përjeton individi në periudha të ndryshme, por që kanë një rezonancë gjithmonë me bashkëkohësit tonë.”
Dhe kështu mbas disa komedish të vëna në skenë në Tiranë dhe Korçë si dhe një vepre me shënime politike Teodor Laço jashtë kostumit të politikanit i rikthehet dashurisë së parë, tregimit. /tvklan.al