Klubi sportive Partizani, po rimerr veten duke rikthyer çdo ditë disiplina të mbyllura për vite me radhë. Nismës së ringjalljes së këtij emri të madh të sportit shqiptar i janë bashkuar edhe pronarët e terrenit, të cilët do të administrojnë infrastrukturën.
Grupi i familjeve pronare ka investuar dhe do të investojë për palestrat duke i dhënë jetë një nismë të veçantë në Shqipëri.
Mirjan Hakani: “Ditëm të gjejmë gjuhën të parën me pronarët, që na dhanë semaforin jeshil për çdo gjë plus që edhe për çdo gjë tjetër në drejtim të rifreskimit të palestrave.”
Xhimi Begeja: “Tashmë është një forum e re juridike e palestrave që është krijuar, menaxhojmë asetet e grupit të sportit Partizani, kurse sportistët i menaxhon ministria. Themi që është një provojë që ne duam këtë provojë ta shpërndajmë edh enë klube të tjera si n jë model i mirëfilltë për zhvillimin e sportit.”
Kjo ringritje pritet të afrojë pranë klubit sportiv Partizani shumë emra të njohur që janë përfaqësuar me fanellën e kuqe në vite. Projekti parashikon që në të ardhmen Partizani të sundojë sërish në ato sporte që i dhanë lavdinë./tvklan.al