Nuk u ngjit në podium me kinezin e akuzuar për doping
Një protestë interesante e notarit australianit Mack Horton në botërorin që po zhvillohet në Korenë e Jugut. Horton nuk pranoi të ngjitej në podium përkrah fituesit të garës së 400 metrave stil i lirë, kinezit Sun Yang prej kohësh në qendër të akuzave për përdorim të substancave të ndaluara.
“Nuk doja të ndaja podiumin me dikë që sillet në këtë mënyrë”.
Sun Yang është dënuar në 2014 me disa muaj pezullim nga Federata Kineze e Notit për doping. Sipas mediave të vendit aziatik, Sun iu përgjigj veprimit të Horton se ai nuk mund të mos respektonte atë, por duhet të respektonte Kinën. Nga ana tjetër reagimi i Mack Horton gjeti mbështetjen e Federatën e Notit të Australisë.
Tv Klan