Ndalim të kalimit në Kakavijë, Tre Urat dhe Qafë Botë nga data 2 deri më 4 Prill
Protesta e sindikatave në Greqi, ka bërë që në vendin tonë të mbyllen përkohësisht tre pika të kalimit kufitar. Ndalimi i kalimit të automjeteve, autobusëve dhe kamionëve do bëhet nga ora 5 e 30 të mëngjesit të datës 2 Prill deri më 4 Prill po në orën 5 e 30 të mëngjesit. Mbyllje të doganës për 48 orë do të ketë në Kakavijë, Tre Urat në Përmet, dhe Qafë Botë në Sarandë.
Në këto pika të kalimit kufitar do lejohen vetëm këmbësorët, pa bagazhe, dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore.
Autoritetet greke ende nuk kanë sinjalizuar për bllokim të pikës së kalimit kufitar Kapshticë, ndaj policia e Shtetit njofton se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet policore nëse do të ketë bllokim edhe në këtë doganë.
Të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që kanë planifikuar lëvizjen drejt shtetit helen, në këtë periudhë kohore nëpërmjet doganës së Kakavijës, Tre Urat dhe Qafë Botë të përdorin pikat e tjera të kalimit për në shtetit grek.
Policia njofton se në rast ndryshimi nga ana e autoritete greke do të ketë njoftime të tjera.
Klan News