Disa të arrestuar në Seattle
Gjatë natës së zgjedhjeve në Amerikë ka pasur disa protesta në qytete të ndryshme të vendit organizuar nga mbështetësit e dy partive të mëdha apo edhe grupeve të tjera të interesit.
Mediat amerikane shkruajnë se 8 qytetarë janë arrestuar gjatë demonstratave në Seattle. Sipas autoriteteve gjatë natës atje janë mbajtur nën monitorim dy grupe të ndryshme ndërkohë që marshonin në qytet.

Demonstratat janë konsideruar si anti-policore dhe mbështetëse të personave me ngjyrë e jo domosdoshmërisht janë të lidhura me zgjedhjet.
Megjithatë gjatë natës, protestuesit dogjën një flamur të Donald Trump në një parkim makinash. Për shkak të kësaj, 8 persona u arrestuan. Asnjë oficer policie nuk është lënduar gjatë incidenteve./tvklan.al
Police warn of arrest, appear to give car brigade vehicles a citation #seattleprotest pic.twitter.com/N2YqhnNegS
— Elizabeth Turnbull (@LizTurnbull5) November 4, 2020
