Me përplasje dhe thirrje për dorëheqje të kryebashkiakut Veliaj, nisi protesta e 12 e opozitës përpara Bashkisë së Tiranës. E para pas vendimit të Gjykatës së Apelit që i dha vulën Sali Berishës, në protestë mbizotëruan flamujt e Partisë Demokratike. Protestuesit tentuan të çajnë kordonin e policisë, ndërsa nuk munguan edhe molotovët.Pas lëndëve shpërthyese, protestuesit dogjën edhe gomat e vendosura para kordonit të policisë. Shërbimi zjarrfikës tentoi të shuante flakët, por kjo solli kundërshtinë e protestuesve. Për disa minuta, të dy palët u konfrontuan me njëri-tjetrin.

Tentativa për të shpërndarë protestuesit solli reagimin edhe të deputetëve të PD-së. Gazment Bardhi i kërkoi llogari drejtorit të policisë së Tiranës Tonin Vocaj. Kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi, tha për Klan Neës se policia përdori pa shkak lëndë djegëse ndaj protestuesve.

Protesta e 12 u mbyll me lajmërimin se tubimi i radhës do të jetë të premten e ardhshme.  Pas largimit të protestuesve, sheshi para Bashkisë u kthye në një vendngjarje.

Klan News