Mund të mendojmë se është një zakon i padëmshëm, por realiteti është ndryshe. Shumë njerëz kafshojnë buzët gjatë gjithë ditës, disa më butësisht, disa më intensivisht dhe disa në atë masë sa shkaktojnë lëndime të dukshme. Çfarë fshihet pas këtij zakoni dhe si mund ta ndalojmë atë?

Termi shkencor që përshkruan fenomenin është dermatofagia, një sjellje e përsëritur në të cilën ne kafshojmë me dhëmbë buzët.  Sipas dermatologëve, pas këtij zakoni qëndron ankthi.

Nëse kemi një përditshmëri stresuese, ky lloj zakoni kthehet në një “mekanizëm për ta përballuar.” Por ekziston mundësia edhe e një çrregullimi tjetër, ai obsesiv-kompulsiv ose dermatollomania. Kjo e fundit ndodh te njerëzit që nuk ndalojnë së ngacmuari lëkurën e tyre.

Megjithatë, për shkak se dhëmbët tanë janë shumë më të fortë se lëkura e buzëve, mund të shkaktohen plagë të rënda të indeve, që nga irritimet e deri te infeksionet.

Përveç kësaj, struktura e lëkurës sonë mund të ndryshojë. Kafshimi është fillimi i një cikli vicioz në të cilin nuk mund të kemi buzë të shëndetshme, pasi ne vazhdimisht po heqim shtresat e jashtme të lëkurës, duke i ekspozuar zonat e tyre më të ndjeshme ndaj faktorëve mjedisorë që mund të shkaktojnë tharje.

Si ta ndalojmë këtë zakon?

Në fazën e parë, mjekët rekomandojnë që të kërkojmë shkaqet e saj. Nëse i kafshojmë buzët sa herë që ndihemi në ankth, atëherë duhet të flasim me psikologun tonë dhe mbase përtypja e çamçakëzit do të ndihmojë në fillim.

Nëse i kafshojmë buzët sepse janë vazhdimisht të çara, atëherë duhet t’i mbrojmë çdo ditë duke aplikuar një balsam buzësh.

Sa më të hidratuara të jenë buzët tona, aq më pak priremi t’i kafshojmë. Kjo është arsyeja pse është kaq i rëndësishëm konsumi i ujit apo i frutave e perimeve./tvklan.al