Ndonëse e ka kaluar Covid-in, shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino thotë se do ta bëjë vaksinën. Në një lidhje me emisionin Opinion, ekspertja shpjegoi se shumë persona që e kanë kaluar Covid-in nuk kanë nivel të konsiderueshëm antikorpesh dhe nga ana tjetër, nuk dihet sesa mbrojtës janë këto antitrupa.
Kjo ishte pyetja më e zakonshme që vjen nga publiku, nëse e kam kaluar Covid-in qoftë edhe së fundmi, apo edhe më parë, duhet ta bëj apo jo vaksinën?
Vaksina bëhet edhe kur e ke kaluar Covid-in.
Pavarësisht sa i ke antitrupat?
Nuk ka asnjë lloj problemi.
Nuk do na dendin me antitrupa?
Jo nuk dendesh me antitrupa, është koncept i gabuar. Vaksina përkundrazi nuk shkakton asnjë lloj problemi, tek personat që e kanë kaluar Covid-in. Shumë persona që kanë kaluar Covid-in nuk kanë nivel të konsiderueshëm antikorpesh. Nga ana tjetër, ne nuk e dimë sesa mbrojtës janë këto antitrupa që ne i masim, sa mbrojtës janë realisht për individin, që ne i masim gjatë testimeve serologjike. Shumë njerëz bëjnë testime serologjike për të parë se ku e kanë nivelin e mbrojtjes.
Disa nga mjekët më të njohur në botë janë ndarë zonja Bino. Disa thonë duhet të vaksinohemi, disa thonë nuk ka nevojë, pasi jeni të mbrojtur të paktën për një periudhë 7 mujore.
Kjo qëndron për vetë faktin siç ua thashë që sot ne nuk e dimë sesa mbrojtës janë këto kundërtrupa që kemi. Të vetmet rezultate që kemi është që nuk kemi riinfektim brenda 3 muajve që kemi kaluar Covid-in. Kjo është një distancë në të cilën është parë që nuk kemi pasur riinfiktim./tvklan.al