Sipas një studimi konsumimi i çokollatës zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Ekspertët pretendojnë se konsumimi i saj të paktën një herë në javë ndihmon në mbajtjen e shëndetshme të enëve të gjakut.
Shkencëtarët amerikanë zbuluan se personat që konsumojnë çokollatë kanë tetë përqind më pak shanse që të vuajnë nga sëmundjet e zemrës.
Studiuesit pretendojnë se përbërësit natyralë që gjenden në kakao, të quajtura flavonoide rritin shëndetin e enëve të gjakut dhe ndihmojnë në uljen e inflamacionit.
Studiuesi kryesor Dr Chayakrit Krittanawong tha: Studimi ynë sugjeron që çokollata ndihmon në mbajtjen e enëve të gjakut të zemrës të shëndetshme dhe është e dobishme për presionin e gjakut.
Njëkohësisht ekspertët shprehen se konsumimi i moderuar i çokollatës është i rëndësishëm. Kaloritë, sheqeri, qumështi dhe yndyra duhet të merren parasysh, veçanërisht tek personat diabetikë dhe njerëzit që vuajnë nga obeziteti.
E gjithë çokollata është e pasur në kalori për shkak të përmbajtjes së saj të yndyrës dhe sheqerit, prandaj ngrënia e tepërt e saj mund të çojë në shtim në peshë, gjë që nuk është e mirë për shëndetin e zemrës dhe qarkullimin e gjakut./tvklan.al