Deputetja socialiste, Olta Xhaçka dhe deputetët e opozitës kanë shkëmbyer replika mes njëri-tjetrit teksa seanca plenare e ditës së sotme ka në fokus votimin e mandatit të Xhaçkës.
Gjatë fjalës së tij, kreu i grupit parlament të PD-së, Gazment Bardhi i ka ngritur pyetjen Xhaçkës se pse i fshihet drejtësisë dhe nuk shkon në Gjykatën Kushtetuese.
Nga ana tjetër, Xhaçka i është kthyer duke i thënë se pretendimet nga ana e opozitës së bashkëshorti i saj është bërë investitor strategjik me letra të falsifikuara në pronë publike, janë shpifje.
Gjithashtu, pjesë e replikave në Kuvend është bërë edhe deputetja demokrate, Flutura Açka, e cila i ka kërkuar Komisionit të Disiplinës që të marrë parasysh disa etiketime që Xhaçka ka lëshuar në drejtim të kolegeve demokrate në fjalën e saj në foltore.
Gazment Bardhi: Nuk duhet të ishte deputete. Nuk ka asnjë pretendim jashtë atyre që ka thënë opozita që nuk janë konfirmuar nga prokuroria. Pronës që Rama i ka dhënë bashkëshorti 11 mijë metra pronë publike që janë grabitur. Letra të falsifikuar për 5 ditë dhe kanë kaluar në pronësi të bashkëshortit. Nëse zonja pretendon se gjithçka ka thënë opozita, pse fshihet dhe nuk shkon në GJK? Pse është lidhur pas pantollonave të Ramës dhe nuk shkosh? Pse fshihet nga drejtësia? Aty fshihen kriminelët, hajdutët, nuk fshihet dikush që ka të drejtë.
Flutura Açka: E dyta herë që përdoren fjalë të pahijshme në këtë parlament, sot një deputete zonjë, i thotë kolegeve të veta të opozitës, topa lecke, kërkoj nga Këshilli i Etikës të merren parasysh këto vërejtje. Mandati juaj është hequr, por ju sjellin rrotull, kështu është kur e fillon me mjaft dhe këta të thonë nuk është akoma mjaft.
Olta Xhaçka: Nuk jemi mbledhur për të shqyrtuar shpifjet dhe akuzat e pavërteta që hidhen në adresë time, kryeministri nuk shpërndan prona dhe cilido që e njeh çështjen e pronave e di që vendimet e gjykatave vendosen mbi një hartë që nuk është e regjistruar si shtetërore. Mos abuzo, gënje dhe shpif. Nuk është në dinjitetin tënd se je jurist. Ke ardhur këtu me interesat e vogla të ditës. Nuk të shkon e nuk është në dinjitetin tënd./tvklan.al