Gjykata e Posaçme shpalli të pafajshëm, kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, për padinë e ngritur nga ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sula.

Ky i fundit paditi në SPAK Bardhin duke pretenduar se kishte shpifur ndaj tij, teksa lexonte disa komunikime të zbardhura nga aplikacioni Sky, ku rezultojnë se persona nën hetim flisnin për ndikime ndaj zyrtarit të lartë të Policisë.


Gjatë procesit në gjykatë, si palë e tretë SPAK kërkoi shpalljen fajtor të Bardhit, por gjyqtarja Flojera Davidhi, vlerësoi se kryetari i grupit parlamentar i PD, ishte i pafajshëm.

Tv Klan