CNN ka publikuar pamjet e incidentit në një hotel në SHBA mes reperit dhe manjatit të muzikës Sean Diddy, i cili godet dhe tërheq zvarrë të dashurën e tij në atë kohë, Cassie Ventura, ngjarje e ndodhur në vitin 2016.

Për këtë sherr mes tyre ka patur një padi për dhunë ndaj Diddy, por çështja e ngritur nga Cassie Ventura u mbyll në Nëntor 2023.

Në këto pamje që publikohen për herë të parë, reperi Diddy shihet që godet të dashurën, e hedh përtokë dhe më pas e tërheq zvarrë.

Incidenti ndodhi në korridorin mes dhomave të hotelit InterContinental, që aktualisht nuk ekziston dhe është nën tjetër menaxhim.

Publikimi i këtyre pamjeve vjen në një kohë kur ndaj reperit Diddy ka një hetim pas akuzave të shumta për dhunë dhe sulme seksuale. Pak kohë më parë, edhe FBI ushtroi kontrolle në rezidencën e reperit.

/tvklan.al