Vaksina e prodhuar në Rusi, Sputnik V është 92% efikase. Rezultatet e fundit të studimit të kryer zbulojnë se kjo vaksinë ka një mbrojtje të shtuar, krahasuar me provat e bëra më herët.

Po ashtu sipas studimit kjo vaksinë nuk lejon që të infektohesh dhe nëse ndodh një gjë e tillë, asnjë pacient nuk do të ketë nevojë të shtrohet në spital apo virusi t’i marrë jetën. Kjo vaksinë  është parë me skepticizëm nga shkencëtarët, pasi provat e para nuk tregonin efikasitet të lartë.

Shkencëtarët janë shprehur se kjo vaksinë tani është njësoj si vaksinat e tjera të prodhuara nga Pfizer/BioNTech, Oxford dhe AstraZeneca, Moderna dhe Johnson & Johnson.

Vaksina Sputnik funksionon në një mënyrë të ngjashme me  atë Oxford dhe AstraZeneca të zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas shkencëtarëve që kanë krijuar këtë vaksinë, ajo është e përbërë nga doza të vogla të virusit, të cilat kur injektohen në trup i japin mundësinë këtij të fundit të prodhojë antitrupa dhe të mbrohet.

Mund të ruhet në temperatura ndërmjet 2 dhe 8C gradë, duke e bërë më të lehtë transportimin dhe ruajtjen./tvklan.al