Është publikuar traileri i parë i komedisë romantike “Fly Me to the Moon” me Scarlett Johansson dhe Channing Tatum.

Filmi zhvillohet në vitet 1960 dhe fokusohet në përgatitjen e misionit Apollo 11 në Hënë. Aktorja e famshme, e cila është gjithashtu producente e filmit, luan konsulenten kryesore të marketingut Kelly Jones, e cila është punësuar për të rregulluar imazhin e NASA-s në publik.

Por mënyrat e saj, njëra prej të cilave përfshin falsifikimin e një uljeje në hënë për të bërë përshtypje në Shtëpinë e Bardhë, nuk shkojnë mirë me drejtorin e projektit, Cole Davis, i cili luhet nga Channing Tatum. Mes gjithë konfuzionit rreth misionit, personazhet e Johansson dhe Tatum bien në dashuri me njëri-tjetrin.

Chris Evans fillimisht ishte planifikuar të luante rolin e Tatum, por ai hoqi dorë nga ky projekt për shkak të problemeve me orarin.

Filmi del në kinematë amerikane më 12 Korrik.

Klan News