Kompania “Disney” ka publikuar trailerin e parë për filmin e ardhshëm të animuar “Mufasa: The Lion King”. Pjesë e kastit janë aktorë të vjetër, por i janë bashkuar edhe emra të rinj.
Pjesë e kastit është edhe vajza e këngëstares Beyonce, Blue Ivy Carter, e cila i jep zë Kiarës, vajzës së Mbretit Simba dhe Mbretëreshës Nala, të luajtur edhe një herë nga Donald Glover dhe Beyonce. Aktori britanik Aaron Pierre, do të dëgjohet në rolin e personazhit kryesor, Mufasa.
“Mufasa: The Lion King” është një projekt i realizuar nga regjisori fitues i çmimeve Oscar, Barry Jenkins, filmat e mëparshëm të të cilit përfshijnë “Moonlight” dhe “The Underground Railroad”.
“Mufasa: The Lion King” pritet të dalë në kinematë amerikane në fund të dhjetorit.
Klan News