Një punonjës i kujdesit është burgosur për abuzim me një pacient me Sindromën Down, pasi u filmua nga një fqinj duke e dhunuar atë në kopshtin e shtëpisë.
Sona Mertova u kap në kamera duke e tërhequr zvarrë pacientin në kopsht para se t’i bërtiste, në shtëpinë e kujdesit në West Sussex në Qershor të këtij viti.
Një fqinj i shqetësuar kishte filmuar incidentin pasi kishte dëgjuar një zhurmë. Videoja i është dorëzuar policisë dhe oficerët e Njësisë së Hetimeve Mbrojtëse e kanë arrestuar më pas Mertovën.
Ajo e pranoi keqtrajtimin e pacientit në Gjykatën e Kurorës Lewes, e cili e dërgoi menjëherë në burg.
Gjykatësi Mark Van Der Zëart tha se sjellja e saj nuk ishte një humbje momentale e kontrollit dhe shtoi se ajo kishte shkelur besimin e familjes së viktimës. Gjykatësi vendosi një dënim me gjashtë muaj burg për Mertova, nga Western Place, Heene, Worthing.
Detektivi i policisë Yvonne Daddow, nga Njësia e Hetimeve Mbrojtëse, tha se incidenti i ka shkaktuar viktimës dhe familjes së tij shqetësime të konsiderueshme. /tvklan.al