Veshka e një derri është transplantuar me sukses tek një njeri duke rritur shpresat se kafshët mund të përdoren për të lehtësuar mungesën masive të dhurimeve të organeve njerëzore.
Aktualisht njerëzit që kanë nevojë për një dhurim organesh duhet të bashkohen në radhët e gjata për të gjetur një donator.
Në SHBA u krye një operacion ku veshka e një derri iu vendos një personi që kishte pësuar vdekje klinike dhe tani Dr Robert Montgomery, i cili drejtoi këtë operacionin, tha se hapi tjetër do të jetë vendosja e veshkës tek një person që ka nevojë për transplant, sipas Mirror.
Derrit i ishin ndryshuar gjenet në një procedurë të kryer në një qendër mjekësore të Nju Jorkut.
Pastaj veshka iu vendos një gruaje 66 vjeç që kishte pësuar vdekje klinike e cila kishte shenja të mosfunksionimit të veshkave. Gjatë tre ditëve veshka e re u ngjit në enët e saj të gjakut.
“Ishte një përvojë kaq prekëse të flisje me këtë familje, është e mahnitshme që dikush të jetë kaq i hapur dhe altruist për diçka që nuk është normale në kulturën tonë. Rezultatet e testimit të funksionit të veshkës së transplantuar duken mjaft normale”, tha kirurgu i transplantit Dr. Robert Montgomery.
Nivelet e marrësve të kreatinës që tregojnë funksionin e dobët të veshkave, u kthyen në normale pas transplantit.
Eksperimenti i transplantit të veshkave në NYU duhet të hapë rrugën për prova në pacientët me dështim të veshkave në fazën përfundimtare, ndoshta në një ose dy vitet e ardhshme, tha Montgomery. /tvklan.al