Një infermiere nga Australia është sulmuar nga një pacient në një spital të Sidneit. 26-vjeçari agresiv ishte duke marrë trajtime në Spitalin Westmead kur ndodhi kjo ngjarje.
Ai dyshohet se e ka grushtuar infermieren 31-vjeçare Bec Davis në pjesën e pasme të kokës, para se ta kapte atë për fyti. Në tentativë për t’u larguar, duke vrapuar infermierja ka përplasur kokën tek dera e dhomës së spitalit duke marrë një plagë mjaft të madhe.
“Unë po përpiqesha të vrapoja ndërkohë që duart e tij ndodheshin rreth qafës sime, nga pesha e trupit unë u rrëzova dhe koka më preku tek cepi i derës së dhomës së spitalit. Ai u çua nga shtrati dhe po shkonte drejt një roje sigurie. Pacienti filloi ta ndiqte rojen ku më pas nisi ta grushtonte edhe atë. Ai dukej sikur donte të vriste dikë. Unë isha etronditur që u bëra shënjestër,” tha ajo.
Zonja Davis pësoi një plagë të madhe në ballin e saj. Ajo u transportua në një spital aty afër për trajtim të mëtejshëm, ndërkohë që 26-vjeçari u përmbajt dhe u qetësua nga stafi i spitalit.
Infermierja ka postuar foto të plagës së saj në “Facebook” për të rritur ndërgjegjësimin për dhunën me të cilën përballen punonjësit e kujdesit shëndetësor gjatë punës.
“Askush nuk duhet të shkojë në punë dhe t’i ndodhë kjo. Puna duhet të jetë një vend i sigurt”, ka shkruar ajo në mbishkrim e fotos.
Pas ngjarjes policët kanë arrestuar pacientin 26-vjeçar për sulm që shkaktoi dëmtime trupore dhe plagosje dhe do të paraqitet në Gjykatën e Dorëzanisë Parramatta të dielën. /tvklan.al