Presidenti i Rusisë Vladimir Putin kërkon armëpushim me Ukrainën. Burimet ruse për “Reuters” thanë se ai është gati të ndalojë luftën me një armëpushim të negociuar e cila do të njohë linjat aktuale në fushën e betejës.

“Putini mund të luftojë për aq kohë sa të duhet, por ai është gjithashtu gati për një armëpushim, për të ‘ngrirë’ luftën”, tha në kushtet e anonimatit një burim i lartë rus që ka punuar me Putinin dhe ka njohuri për bisedat e nivelit të lartë në Kremlin.

Tre nga burimet, të njohur me diskutimet në rrethin e Putinit, thanë se lideri veteran rus kishte shprehur zhgënjimin ndaj një grupi të vogël këshilltarësh për atë që ai i sheh si përpjekje të mbështetura nga perëndimi për të penguar negociatat dhe vendimin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të përjashtuar bisedimet.

Nga ana tjetër zëdhënësi i presidentit Putin, Dmitry Peskov në përgjigje të një kërkese për koment, tha se shefi i Kremlinit e kishte bërë të qartë vazhdimisht se Rusia ishte e hapur ndaj dialogut për të arritur qëllimet e saj.

Ai pretendon gjithashtu se shteti Rus nuk kërkon një luftë të përjetshme. Sipas informacioneve të tjera të cilat ka arritur të sigurojë “Reuters” bëhet e ditur se Putin kërkon armëpushim pasi mendon se ka arritur deri diku qëllimet e luftës me Ukrainë. Si do që të jetë populli rus do të dalë fitimtar nga kjo betejë.

Megjithatë një armëpushim me Rusinë dhe veçanërisht me presidentin e saj Valodimir Putin për Ukrainën konsiderohet si hap i largët dhe i pamundur. Në një deklaratë të mëparshme presidenti Zelensky është shprehur se nuk do të ketë një armëpushim me kishte në të cilat e vendos Rusia.

Gjithashtu nga ana tjetër informacioneve anonime të cilat kanë dalë nga zyrtarë të lartë rusë që punojnë krah Putin, Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka refuzuar që t’i komentojë. Ajo gjithashtu ka refuzuar të bëjë një reagim dhe as t’i përgjigjet kërkesës për informacion.

/tvklan.al