Rezultate të shkëlqyera në mjekësi. Ka përfunduar faza e eksperimentit më implantim të neuroneve të përftuara nga qeliza staminale embrionale në trurin e personave që vuanin nga sëmundja e Parkinson.
Eksperimenti, i pari i këtij lloji në botë, ka nisur në Shkurt 2023 me shtrirje në Evropë dhe SHBA dhe sipas te dhënave të para të publikuara, në përfundim sipas autorëve, bilanci konsiderohet revolucionar dhe me arritje të jashtëzakonshme në fushën e sëmundjeve neurodegjenerative.
Përdorimi i qelizave staminale i hap rrugën mundësive se strategji të tilla mund të aplikohen edhe për patologji te tjera. Të përfshirë në analizat klinike dhe këtë studim ndërkombëtar, janë ndër universitetet më prestigjioze në botë, ndër të cilat Universiteti Cambridge, Lund, Neë York, Milano etj.
Klan News