Për herë të parë, shkencëtarët ia kanë arritur të rrisin me sukses qelizat staminale në një laborator.
Qelizat staminale mund të shndërrohen në çfarëdo qelize tjetër por deri më tani, asnjë që është krijuar në laborator nuk është transplantuar me sukses te minjtë.
Një ekip nga Murdoch Children’s Research Institute ka krijuar qelizat staminale të gjakut që i përngjajnë atyre njerëzore dhe madje kanë arritur të rezistojnë. Testet te njerëzit janë ende 5 vite larg.
Por kjo arritje ka ndezur shpresat për përmirësimin e trajtimeve për pacientët me leucemi, çrregullime serioze gjaku dhe fëmijët me tumor që kanë nevojë për kimioterapi rigoroze.
Sipas njërit prej autorëve, Elizabeth Ng, edhe pse studimet te kafshët s’janë të përsosura, trajtimet e ardhshme mund të përkojnë në marrjen e një kampioni nga flokët, gjaku ose lëkura e pacientit, riprogramimit të qelizave dhe transferimit të tyre sërish te pacienti.
“Ne shpresojmë që trajtimi të jetë i suksesshëm, rikuperimi të jetë i suksesshëm dhe pacientët t’i kthehen shumë shpejt jetës normale”.
Për studiuesit kjo nuk është një kurë, por një pjesë e rëndësishme e trajtimit që do të largojë nevojën për të shtypur sistemin imunitar.
Hapi i radhës është siguria që teknologjia e përdorur të jetë e sigurt dhe efikase, ndaj ekipi po përqendrohet te prodhimi i qelizave dhe përdorimi klinik./tvklan.al