Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Shkodër mesditën e kësaj të shtune. Policia thotë se Alban Bruçi qëlloi disa herë në drejtim të një makine “Land Rover”.
Makina është në pronësi të Sokol Kajoshit, por në mjet në momentin e ngjarjes ka qenë djali i tij, Arjon Kajoshi, cili shpëtoi pa lëndime dhe u largua menjëherë duke braktisur mjetin.
Disa pika kontrolli u ngritën në qytet, por policia nuk arriti të kapte autorin. Shkak për të shtënat besohet të jetë bërë hakmarrje për një ngjarje të ndodhur në qershor të këtij viti, ku u rrah Vladimir Bruçi.
Në këtë ngjarje i implikuar ishte edhe Arlind Kajoshi, vëllai i Arjon Kajoshit.
Tv Klan