Një 33-vjeçar në Dimal është arrestuar nga policia pasi qëlloi me kallashnikov në ajër pas konfliktit me vëllain.

Policia, që shkoi në vendngjarje pasi u sinjalizua me telefonatë, arrestoi 33-vjeçari L.T. në fshatin Goriçan.

I dyshuari ka qenë në gjendje të dehur kur u konfliktua me vëllain dhe qëlloi me kallashnikov në ajër. Fatmirësisht, nga të shtënat me armë nuk ka persona të lënduar.

Ndërkohë, arma nuk është gjetur ende nga policia.

33-vjeçari u prangos në flagrancë për veprat penale armëmbajtje pa leje dhe prishje e rendit dhe qetësisë publike.

/tvklan.al